KRYEFAQJA » LAJME » Nënë Tereza drejt shenjterimit
Nënë Tereza -shenjtore

Nënë Tereza drejt shenjterimit

Papa Francesku ka ratifkuar dekretin e shpalljes së Nënë Terezës Shenjtëri. Tre ditë më parë më 15 dhjetor, Kongregacioni mbi Çështjet e Shënjtorëve ka bërë vlerësimin e fundit mbi mrekullinë e atribuar Nënë Terezës mbi shërimin e plotë nga një tumor në tru, në gjëndje mjaft të avancuar, të një besimtari nga dioqeza e Santos, në San Paolo të Brazilit. Mbi këtë rast ka nisur një proces dioqezan me mbikqyrjen e Kongregacionit mbi Çështjet e Shënjtorëve, i cili po mbledh prova, dëshmi të drejtpërdrejta e referime mjekësore.
Braziliani i shëruar është një besimtar i devotshëm i Nënë Terezës e gjatë sëmundjes së tij i është dedikuar thellësisht lutjes së shpëtimit nga Nënë Tereza. Kanceri i cili kishte përfshirë pothuajse të gjithë trurin, papritmas e në mënyrë të pashpjegueshme, rezultoi i zhdukur plotësisht, konfirmuar dhe nga rezonanca magnetike . Një shërim i pamundur të shpjegohet shkencërisht e që sipas personit të shëruar i atribohet totalisht mrekullisë së Nënë Terezës e lutjeve të tij të pafundme ndaj aftësive e forcës së saj hyjnore.
Data e saktë e Ceremonisë zyrtare të Shënjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan do të bëhet publik gjatë ditëtve të ardhshme dhe pse me shumë mundësi flitet për datën 4 shtator, e diela pranë datës 5 shtator që njihet dhe si dita e Luminimit të saj nga Papa Gjon Pali i II.
Kanë kaluar gati 12 vjet nga dita kur më 19 tetor të vitit 2003, Papa Gjon Pali II e shpalli Nënë Terezën të Lumnuar. Para mijëra besimtarëve e shqiptarëve të pranishëm në këtë ngjarje shqiptoi formulën kanonike të Kishës që e nderonte Nënën e Madhe të të varfërve të mbarë botës, në lartësinë e altarit të Krishtërimit: “Ne, duke përmbushur dëshirën e Vëllait tonë Lukas Sirkar, Kryeipeshkëvi i Kalkutës, si dhe të shumë vëllezërve të tjerë në Episkopat e të shumë besimtarëve, pasi kemi marrë mendimin e Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, me Autoritetin Tonë Apostolik pranojmë që Shërbëtorja e nderuar e Hyjit, Tereza e Kalkutës, tani e tutje të quhet “E Lume” e që festa e saj të kremtohet në vendet e sipas rregullave të caktuara nga e drejta kanonike, çdo vit, në ditën e lindjes së saj për qiell, më 5 shtator”.