KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nënë Tereza shenjtorja më e re e kishës katolike
Presidenti Nishani uron me rastin e "Ditës Kombëtare të Nënë Terezës"

Nënë Tereza shenjtorja më e re e kishës katolike

Në një ceremoni madhështore, ku morën pjesë dhjetra mijëra besimtarë nga e gjithë bota, bamirësja shqiptare, Nënë Tereza, u shpall shenjte nga Papa Françesku, pasi kardinali Anxhelo Amato lexoi një biografi të punës së saj dhe i kërkoi Atit të Shenjtë ta shenjtëronte atë në emër të Kishes. “Pas vlerësimit përkatës dhe lutjes së shpeshtë për ndihmë hyjnore, dhe pas këshilles së shumicës së vëllezërve tanë ipeshkve, ne e deklarojmë të Lumturen Tereza të Kalkutës shenjte dhe e vendosim atë mes shenjtorëve, duke dekretuar se ajo do të nderohet si e tillë nga e gjithë Kisha”, ishte formula e shenjtërimit të lexuar në latinisht nga Papa Bergolio. Pas leximit të formules, turma shpërtheu në duartrokitje, ndërsa ceremonia u ndoq nga mesha e veçantë. 13 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota dhe mbi 100 mijë persona ndoqen ceremoninë për shenjtërimin e bamireses, mes tyre edhe 1500 të pastrehë nga e gjithë Italia të cilët u sollën me autobuza në Vatikan dhe u ulen në karriget e nderit gjatë ceremonisë. Nobelistja shqitare u shpall shenjtore pas njohjes së dy mrekullive te cilat i atribuohen ndërhyrjes së saj, pas vdekjes.