KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e Gazsjellësit Adriatiko-Jonian
Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e Gazsjellësit Adriatiko-Jonian

Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e Gazsjellësit Adriatiko-Jonian

Gazsjellësi adriatiko-jonian, i gjatë 516 kilometra, nga Shqipëria në Kroaci, do të ndërtohet nga kompania azere, “Socar”. Memorandumi mes Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës dhe “Sokar” është firmosur gjatë punimeve të forumit të Kroacisë, që u zhvillua në datat 25 dhe 26 gusht,bëhet e ditur në një njoftim në faqen zyrtare të TAP. “Memorandumi i mirëkuptimit forcon bashkëpunim energjetik në vendet e europës jugore si dhe është një hap i rëndësishëm drejt sigurisë energjetike dhe diversifikimit në rajon. TAP mbetet i përkushtuar në lehtësimin e lidhjeve në infrastrukturën e gazit në rajon, përfshirë gazsjellësin adriatiko-ionian” vlerëson kompania .
Gazsjellësi adriatiko-jonian ka si objektiv primar transportin e 5 miliardë metrave kub gaz çdo vit, nga Azerbaixhani në vendet e Europës jug-lindore. Ai do të synojë gjithashtu të lidhë gazsjellsin trans-adriatik TAP, me rrjetin qëndror europian të gazit. Projekti që synon të ndërtojë një rrjet të gjerë gazi nga Fieri deri në Split të Kroacisë do të ketë një kosto totale prej 610 milionë eurosh. 250 kilometra nga ky gazsjellës do të kalojnë pikërisht përmes Kroacisë, ndërkohë që 167 kilometra do të ndërtohen në Shqipëri dhe 94 në mal të Zi. Bosnje Hercegovina do të përfshihet vetëm nëpërmjet portit që zotëron në Adriatik. Marrëveshja paraprake mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi është arritur që në vitin 2007.