KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nepal: Autobusi bie në humnerë, 33 persona kanë humbur jetën
Nepal: Autobusi bie në humnerë, 33 persona kanë humbur jetën
EPA/KRISHNA THAPA

Nepal: Autobusi bie në humnerë, 33 persona kanë humbur jetën

Një autobus për transportin e pasagjerëve i mbushur së tepërmi ka rënë sot në një humnerë në Nepal duke shkaktuar vdekjen e 33 personave dhe plagosjen e 29 të tjerëve. Njoftimin e ka dhënë e përditshmja Republika e Katmandusë.

Në faqen e saj në internet e përditshmja nepaleze saktëson se automjeti ishte nisur nga kryeqyteti nepalez, Katmandu, dhe po drejtohej për në Katike Deurali kur si shkak i drejtimit të keq të shoferit doli jashtë rruge duke rënë për rreth 300 metra në fund të luginës.

Si shkak i vështirësisë për të arritur në vendngjarje, marrja e trupave po bëhet me ngadalësi ndërsa pjesa më e madhe e të plagosurve janë dërguar në Katmandu me helikopterët e ushtrisë.