KRYEFAQJA » LAJME » Nëse Kosova nuk bëhet anëtare e OKB-së, Serbia nuk anëtarësohet ne BE
un-building-new-york

Nëse Kosova nuk bëhet anëtare e OKB-së, Serbia nuk anëtarësohet ne BE

Gjermania nuk do ta ratifikojë marrëveshjen për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, nëse Kosova nuk bëhet anëtare me të drejta të plota në Kombet e Bashkuara. “Kreut shtetëror të Serbisë i është thënë para dy vitesh, se anëtarësimi i Kosovës në OKB do të jetë një prej kushteve që Serbia të pranohet në BE”, ka theksuar një nga deputetët e koalicionit qeveritar ndërmjet Unionit Demokristian dhe Unionit Socialkristian. Më tej, deputeti ka theksuar se ky qëndrim i Gjermanisë i është komunikuar Serbisë kur është biseduar për marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.