KRYEFAQJA » LAJME » Nesër maturantët do ti nënshtrohen provimit të parë të matures shtetërore
Nesër maturantët do ti nënshtrohen provimit të parë të matures shtetërore

Nesër maturantët do ti nënshtrohen provimit të parë të matures shtetërore

39.246 maturante do të nisin nesër provimet e matures shtetërore të cilat do të zgjasin deri me 24 Qershor, datë kjo që përkon me provimet e fundit me zgjedhje. Zv Ministrja e Arsimit Nora Malaj në një dalje publike për mediat ka sqaruar se provimi i parë do të jetë ai i gjuhës së huaj, i cili do të nis në orën 10 e do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Malaj është shprehur se procesi do të zhvillohet nën masa të repta monitorimi. Ajo paralajmëroi se do të penalizohen me humbjen e të drejtës për të vijuar universitetin të gjithë ata maturantë që do të marrë me vete celularët në provim. Provimet do të zhvillohen në 207 qendra në të gjithë vendin e do të korrigjohen nga 5 të tjera që ndodhen në Tiranë , Fier, Elbasan, Korçë dhe Shkodër.