KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Nesër Shqipëria përballet me Ukrainën në Bergamo
Nesër Shqipëria përballet me Ukrainën në Bergamo

Nesër Shqipëria përballet me Ukrainën në Bergamo

Në ndeshjen e dytë miqësore para aventurës së Euro 2016 në Francë, djemtë tanë do të përballen me Ukrainën. Ndeshja luhet nesër me 3 qershor në stadiumin Atleti Azzurri d’Italia të Bergamos në Itali në orën 20:30. Në orënë 18.30 trajneri Gianni De Biasi dhe stafi i tij, do të japin një konferencë për shtyp.

Kombëtarja jonë është përballur edhe katër herë të tjera me Ukrainën, të gjitha ndeshje të vlefshme për kualifikime në botëror. Ndeshjen e parë me 29 mars 1997, Shqipëria e luajti jashtë fushës së saj, për shkak të trazirave që kishin përfshirë vendin, në Campo Los Carmenes në Granada, Spanjë ku humbi 1-0. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin 9 kualifikues për në botërorin Francë 1998. Ndeshja e kthimit për këtë grup u zhvillua me 20 gusht 1997 në stadiumin Lobanovski Dinamo në Kiev u fitua 1-0 nga vendasit. Ndeshja e tretë u zhvillua në stadiumin Qemal Stafa me 9 shkurt 2005. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin 2 kualifikues për botërorin Gjermani 2006. Djemtë tanë u mundën me rezultatin 2-0. Ndeshja e kthimit po për këtë grup u luajt në stadiumin Meteor të Dnepropetrovskut dhe u nda në barazim 2-2. Pra nga katër ndeshje, Shqipëria ka humbur tre dhe ka barazuar një, me një golavarazh të përgjithshëm 2-6.

Ja dhe një program i shkurtër i kombëtares tone: pas ndeshjes me Ukrainën ajo do të stërvitet për dy ditë me rradhë në Itali. Me datë 6 qershor në orën 10:00 ajo do të niset për në Perros-Guirec të Francës, ku do të vendoset në Hotelin L’Agapa. Stërvitja e parë në Francë do të zhvillohet po atë ditë, në orën 17:30. Ndërsa që nga data 7 qershor, do të fillojë regjimi me dy stërvitje në ditë, në orën 10:00 dhe 17:30. Në orën 17:00, çdo ditë, do të ketë konferencë për shtyp.