KRYEFAQJA » LAJME » Netanjahu Ramës: “Ne kurrë nuk harrojmë miqtë tanë”
Netanjahu Ramës: "Ne kurrë nuk harrojmë miqtë tanë"

Netanjahu Ramës: “Ne kurrë nuk harrojmë miqtë tanë”

Shqipëria dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje miqësie dhe një marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë në mes Izraelit dhe Shqipërisë, njofton Jerusalem Post. Firmat përkatëse janë hedhur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, cili të hënën nisi një vizitë dy-ditore në Izrael .
Zoti Netanyahu vuri në dukje se ndërsa nënshkrimi i marrëveshjeve shënoi 25 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, miqësia midis Shqipërisë dhe popullit hebre shkon prapa shumë më larg. Gjatë Holokaustit Shqipëria qëndroi krha hebrenjve dhe nuk pranoi ti dorëzonte tek nazistët. “Ne kurrë nuk harrojmë miqtë tanë” zoti Netanyahu, duke vënë në dukje se Shqipëria ishte i vetmi vend që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se më parë.
Gjatë Holokaustit, shqiptarët, të cilët janë kryesisht myslimanë, kishin rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë, duke përfshirë edhe hebrenjtë që kishte ikur nga vendet e tjera, shkruan Jerusalem Post.