KRYEFAQJA » LAJME » Netët e Klipit Shqiptar në natën finale

Netët e Klipit Shqiptar në natën finale

Festivali Netët e Klipit Shqiptar mbërrin në edicionin e tij të 15-të. Ekskluzivitet i Televizionit Shqiptar që prej 13 vjetësh, spektakli do të vendosë përballë njëri-tjetrit këngëtarë, grupe, studio muzikore dhe studio prodhimi nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Diaspora. Sipas regjisorit Petri Bozo, nga qindra klipe të paraqitura vetëm 40 prej tyre do të konkurrojnë të mërkurën në mbrëmje për 13 kategori. Skena e përzgjedhur për këtë vit është Parku i Liqenit Artifiicial në Tiranë.