KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Neuer, portieri i vitit për të tretin vit rradhazi
manuel neuer portieri i vitit

Neuer, portieri i vitit për të tretin vit rradhazi

Manuel Neuer, pjesë e kombëtares gjermane dhe skuadrës së Bajernit të Mynihut, është shpallur “Portjeri i vitit” për të tretin vit rradhazi. Në një votim kryer nga Federata e Historisë së Futbollit dhe Statistikave, Neuer pati 188 pikë, mbi 100 pikë më shumë se vendi i dytë, Gianluigi Buffon. Ekspertë nga mbi 50 vende të botës, morën pjesë në votim dhe shpallën 29-vjeçarin në krye të listës. Me triumfin e tij të tretë, Neuer i zë vendin legjendave si Oliver Khan, Walter Zenga dhe Jose Luis Chilavert për nga numri i trofeve. Vetëm Buffon dhe Casillas kanë më shume fitore se ai.