KRYEFAQJA » LAJME » Bota » New York: Hollande vlerësohet me çmimin “World Statesman Award”
EPA/CHRISTIAN BRUNA
EPA/CHRISTIAN BRUNA

New York: Hollande vlerësohet me çmimin “World Statesman Award”

Presidenti i Francës Fransua Hollond është vlerësuar me çmimin “World Statesman Award” për arritjet si kryetar shteti. Ceremonia u zhvillua në Nju Jork në hotelin e famshëm “Waldorf Astoria”. Ky çmim jepet çdo vit nga fondacioni “Thirrja e ndërgjegjies”, një koalicion liderësh fetare e biznesesh për të promovuar paqen, tolerancën dhe zgjidhjen e konflikteve etnike. Presidentit francez iu dha çmimi nga Rabini Artur Shneier, i cili themeloi organizatën në vitin 1965. Hollande u zgjodh për lidershipin e tij në mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë në një kohë sulmesh terroriste dhe për kontributin e dhënë për stabilitetin e sigurinë globale. Mbi 230 persona janë vrarë në sulme terrorriste në Francë që prej fillimit të 2015-s.