KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Nga 21-23 korrik nis Festivali Multikulturor i Beratit
NGA 21-23 KORRIK NIS FESTIVALI MULTIKULTUROR I BERATIT

Nga 21-23 korrik nis Festivali Multikulturor i Beratit

Jo vetëm Gjirokastra mund të ketë e të krenohet me festivalin foklorik të saj në dekada. Prej tre vitesh edhe Berati, qyteti ynë tjetër në UNESCO ka krijuar një festival të tij multikulturor, edicioni i tretë i të cilit nis nesër dhe zgjat tri ditë.

Me shumë koncerte, panaire, ekspozita, trashëgimi historike, kulinari tipike, me të ftuar nga vendi dhe bota, festivali këtë herë mbart mesazhin: “Promovo Shqipërinë tënde”.

Festivali Multikulturor i Beratit është mbështetur nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, financuesi kryesor i projekteve madhore të rikonstruksionit të pedonales në Berat, Shkodër, pazarit të Krujës, Korçës etj.

Gjatë konferencës për shtyp ministrja Kumbaro, duke iu referuar reformës në drejtësi, bëri të ditur edhe humbjen e gjyqit nga ana e Ministrisë mbi çështjen e abuzimeve të bëra në kalanë e Lezhës.

Nesër festivali multikulturor në Berat do të çelet me këngëtaren Marsela Çibukaj, që një muaj më parë këndoi në Festivalin e Coca Cola Summer Festival në Romë përkrah artistëve të mëdhenj italiane si Zucchero, Nek, Elisa, Stadio,Fiorella Mannoia etj, si dhe me grupin Asgjë sikur dielli.