KRYEFAQJA » LAJME » Nga mbledhja e qeverisë
Nga mbledhja e qeverisë

Nga mbledhja e qeverisë

Qeveria shqiptare ka vendosur në mbledhjen e saj të fundit që të transferojë në pronësi të bashkive për administrim pyjet dhe kullotat publike. Ky hap është hedhur nga qeveria, pasi më parë ajo ka miratuar një ligj të posaçëm për këtë qëllim. Ligji synon zhvillimin dhe mbrojtja e pyjeve dhe kullotave, si pasuri kombëtare me rëndësi të veçanta për vlerat e mëdha e të pazëvendësueshme në mbrojtjen e klimës dhe tokës.
Situata e pyjeve dhe kullotave në Shqipëri konsiderohet dramatike pas një shfrytëzimi pa kriter gjatë viteve të tranzicionit. Sipas të dhënave nga 33 përqind që konsiderohej sipërfaqja pyjore e Shqipërisë, në dhjetë vitet e fundit ka zbritur në 26 për qind. Qeveria shqiptare ka miratuar në shkurt të këtij viti një moratorium 10 vjeçar i cili ndalon prerejt e pyjeve.
Në konteksin e administrit të territorit duhet parë edhe vendimi tjetër i qeverisë për organizimin dhe funksionimin e Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Kjo agjensi do të synojë të bashkërendojë proceset e hartimit të dokumenteve të planifikimit e bashkërendimin e zhvillimit të territorit. Veprimtaria e saj synon ndër të tjera t’u japi fund ndërhyrjeve pa kriter dhe kaosit që prej vitesh është krijuar në të gjithë territorin e vendit.