KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Nga sot fillon zbatimi i skemës së re të ndihmës ekomonike
Nga sot fillon zbatimi i skemës së re të ndihmës ekomonike

Nga sot fillon zbatimi i skemës së re të ndihmës ekomonike

Duke filluar nga sot , në të gjithë vendin fillon zbatimi i skemës së re të ndihmës ekomonike. Në një takim me të zgjedhurit vendorë , ministri i mirëqënies sociale Blendi Klosi bëri të njohura risitë e reformës së kësaj skeme. E përkthyer në praktikë , skema e re fut në përdorim aplikimin dixhital për përfitimin e ndihmës ekonomike , shmang mundësitë e abuzimit në përfitimin e saj ndërsa parasheh edhe rritje të numrit të përfituesve nga shtresa që realisht kanë nevojë për këtë ndihmë.

Por , masa standarte e ndihmës ekonomike , sipas skemes së re , mbështetet edhe nga pagesa shtesë për kategori të caktuara.

Avantazhet që sjell skema e re e ndihmës ekonomike janë konkrete, por duke pohuar këtë , kryebashkiakja e shkodrës Voltana Ademi, theksoi nevojën e kalimit në dispozicion të bashkive të një fondi social , që do të mund t’ u lejoje përmbushjen e përgjegjësive shtesë që u kanë kaluar bashkive në zbatim të reformës administrative territoriale.