KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ngjarja në Mynih, policia flet për “një situatë akute terroriste”
Ngjarja në Mynih, policia flet për "një situatë akute terroriste"

Ngjarja në Mynih, policia flet për “një situatë akute terroriste”

Policia gjermane është angazhuar në një operacion të madh anti-terror në qytetin e Mynihut, pasi gjashtë persona humbën jetën në një qendër tregtare nga të shtënat. Policia konfirmoi gjashtë të vdekur në qendërën “Olimpia” dhe disa të plagosur. Sulmuesit janë ende në arrati. Dëshmitarët thanë se kishin parë tre persona me armë. Policia bëri thirrje njerëzve për të shmangur vendet publike.
Punënjësit e dyqaneve në qendër ende nuk kanë mund të largohen. Transporti publik është pezulluar.
Policia gjermane flet për “një situatë akute terroriste”. Ata thonë se të shtënata e para në rrugën Hanauer erdhën pak para orës 18:00.
Stacioni qendror hekurudhor kryeqytetin bavarez ka evakuuar.
Helikopterët e policisë janë duke fluturuar mbi qytet dhe forcat speciale janë të përfshirë në operacionet masive të policisë.
Radio Publike Bavareze raporton se një njësi elite të sigurisë kufitare, GSG9, është drejtuar për në Mynih me disa helikopterë.
Kryeministri bavarez Ministri Horst Seehofer është duke zhvilluar një takim krize me këshilltarët e sigurisë.
Ndërkohë Çekia fqinje ka rritur sigurinë e kufirit.