KRYEFAQJA » LAJME » Ngjarja tek Spitali Amerikan, dy të vdekur dhe dy të plagosur
Spitali Amerikan: Zjarr në repartin e dializës, një person i vë flakën vetes
Foto TVSH

Ngjarja tek Spitali Amerikan, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Eshtë rënduar bilanci i sotëm i një ngjarjeje në reapartin e dializës në Spitalin Amerikan të Tiranës, kur dy pacientë gjatë konflikti me njëri tjetrin kanë përdorur edhe benzinën si armë duke shkaktuar vatra zjarri. Si pasojë dy paciente kanë humbur jetën dhe dy të konfliktuarit janë në gjendje të rëndë. Njëra prej viktimave, paciente e repartit të dializës, është gjetur e karbonizuar. Të plagosur kanë mbetur edhe dy infermierë. Ndërkaq rreth 25 persona kanë patur probleme me frymëmarrjendhe u është dhënë ndihma e parë. Dinamika e ngjarjes është kjo. Sipas dëshmitarëve një prej pacientëve, pasi ka mbaruar dializën i është drejtuar një pacienti tjetër, me të cilin mendohet se ka patur konflikt dhe i ka hedhur një bidon me benzinë dhe i ka vënë zjarrin jo vetëm atij, por edhe vetes. Ata janë shpëtuar nga personeli i cili ka ndërhyrë, por gjendja e tyre është e rëndë. Megjithatë policia po punon për të zbardhur ngjarjen e cila duket e jashtëzakonshme.