KRYEFAQJA » LAJME » Ngjarjet në burgje, reagojnë PD dhe LSI
Ngjarjet në burgje, reagojnë PD dhe LSI

Ngjarjet në burgje, reagojnë PD dhe LSI

Dy ngjarje të jashtëzakonshme të fundjavës së kaluar në burgjet e Lezhës dhe Vaqarrit, janë komentuar nga PD e opozitës si dëshmi e përkeqësimit të sigurisë në vënd. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, PD vlerëson se mungesa e sigurisë në institucionet e sigurisë së lartë, reflektohet në pasigurinë që ka pllakosur vëndin, situatë që , sipas saj, do të ndryshojë krejtësisht me ardhjen në pushtet të së djathtës.
Për situatën në burgje ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, i cili e ka cilësur situatën në burgje si një pasiguri të patolerueshme. Zoti Vasili tha se çdo zyrtar duhet të bëjë detyrën ose të ndëshkohet. Sipas tij papërgjeshmëria dhe pandëshkueshmëria duhet të marrin fund.
Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen në Burgun e Shënkollit, gjatë së cilës një i paraburgosur humbi jeten për shkak të shpërthimit të një bombole gazi. Ndërsa dy persona janë arrestuar për ngjarjen e ndodhur në Burgun e Vaqarrit, kur një i dënuar ishte plagosur pasi ishte goditur nga jashtë me armë zjarri ndërsa ndodhej në ambientet e ajrimit.
Dy ngjarjet ndodhin vetëm pak ditë pasi një zyrtar i lartë i këtyre institucioneve, u ndalua nga policia si i dyshuar për përfshirjen në afera korruptive, ndërsa drejtori i përgjithshëm i burgjeve dha dorëheqjen.