KRYEFAQJA » LAJME » Ngjarjet në Maqedoni shqetësojnë ndërkombëtarët
Ngjarjet në Maqedoni shqetësojnë ndërkombëtarët

Ngjarjet në Maqedoni shqetësojnë ndërkombëtarët

Situata e tensionuar e provokuar në Maqedoni pasi presidentit Gjorgje Ivanov vendosi të fali politikanët që janë nën hetim për skandalin e përgjimeve, ka shqetësuar ndërkombëtarët. Komisioner Johanes Hahn, u ka bërë thirrje partive politikë që sa më parë të ulen në tryezën e bisedimeve ndërsa qytetarët të përmbahen nga aktet e dhunës. “I bëj thirrje partive politike dhe qytetarëve përgjegjës që të përmbahen nga aktet e dhunës. Kriza mund të zgjidhet vetëm në manyre politike. Përgjegjësia është e politikanëve që të kthehen në tryezën e bisedimeve” citohet të ketë thënë ai.
Nga ana e tyre SHBA kanë shprehu shqetësimin e thellë për vendimin e presidentit Ivanov. “Nëse zbatohet, ky vendim do të mbrojë zyrtarët e korruptuar dhe do të shkelen të drejtat e popullit të Maqedonisë. Ai gjithashtu do të dëmtojë më tej sundimin e ligjit në vend, integritetin e institucioneve të saj gjyqësore, si dhe besueshmërinë e përkushtimit të liderëve të saj për vlerat themelore të NATO-s dhe Bashkimit Evropian” ka reaguar DASH. SHBA i ka bërë thirrje presidentit maqedonas që të rishqyrtojë vendimin e tij dhe të lërë prokurorët e Zyrës Speciale të themeluar sipas marrëveshjes së “Przino” për të hetuar akuzat serioze ndaj qeverisë dhe të lejojë gjykatat që të bëjnë punën e tyre. “Ne, gjithashtu inkurajojmë që qeveria dhe palët të vazhdojnë të punojnë për reformat që do të forcojë institucionet demokratike dhe të kthejnë Maqedoninë në rrugën drejt zgjedhjeve të besueshme dhe të integrimeve euroatlantike” bën thirrje DASH.