KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ngjarjet në Nisë, kërkohet dorëheqja e ministrit të brendshëm
Ngjarjet në Nisë, kërkohet dorëheqja e ministrit të brendshëm
EPA/CHRISTOPHE PETIT TESSON

Ngjarjet në Nisë, kërkohet dorëheqja e ministrit të brendshëm

Një krizë e re goditi qeverinë franceze të dielën, ku një zyrtare policie pretendoi se ministria e brendshme kishte ushtruar presion mbi të për ndryshimin e raportit mbi sigurinë e aktivitetit të  festivalit të fishekzjarreve në Nisë, ku të paktën 84 persona u vranë nga një kamion 19-tonësh i drejtuar nga Muhamed Buhlel. Ministri i brendshem, Bernard Kazënov, i cili po përballet me kërkesën për dorëheqje që vjen nga ekstremi i djathtë, u shpreh se ai do ta padiste policen për shpifje. Më vonë, Kazënov u shpreh në një interviste televizive se politikanë të opozitës franceze kanë ndërmarrë një fushatë genjeshtrash ndaj tij. Policja Sandra Bertën, e  cila është përgjegjëse për sistemin e kamerave të sigurisë në Nisë, u tha mediave lokale se një zyrtar i ministrisë së brendshme e kishte telefonuar dhe i kishte ushtruar presion për rreth një orë që të detajonte prezencën e policisë lokale gjatë festivalit të fishekzjarreve për Ditën e Bastijës dhe të raportonte se policia kombëtare kishte zbarkuar në dy pika. “Policia kombëtare ndoshta ishte aty, por unë nuk i shihja në video. Ai më urdhëroi të vendosja në raport pozicionin specifik të policisë kombëtare, ç’ka nuk dukej në video”, citohet të ketë thënë policja Bertën.