KRYEFAQJA » LAJME » Ngricat sjellin defekte dhe mungesa në furnizimin me ujë
Ngricat sjellin mungesa në furnizimin me ujë

Ngricat sjellin defekte dhe mungesa në furnizimin me ujë

Temperaturat e ulëta nën zero gati në të gjithë Shqipërinë, kanë sjellë një problem të ri për qytetarët shqiptar. Ngrirja e tubacioneve dhe depozitave me ujë të pijshëm ka sjellë mungesa në furnizimin me ujë. Në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, banorë të shumtë janë parë në taracat e pallateve duke riparuar defektet e shkaktuara nga ngrica. Në disa raste depozitat janë mbuluar edhe me batanije e rroba të përdoruara për të mënjanuar ngrirjen e tyre. Çarja e tubacioneve ndërkohë ka sjellë edhe rrjedhje të pakontrolluara të ujit nëpër rrugë, rrjedhje që janë kthyer në pista të vogla akulli duke rrezikuar qarkullimin e këmbësorëve, por në disa raste edhe të makinave. Specalistët e ujësjellësit kanë këshilluar qytetarët të bëjnë të mundur qarkullimin e ujit në mënyrë perjodike, çdo 2-3 orë, për të mënjanuar ngrirjen e rrjetit dhe depozitave. UKT ka vendosur në dispozicion numrin telefonik 08004488 me anë të të cilit kushdo mund të krijojë ndihmë.