KRYEFAQJA » LAJME » Ngrihet aktakuze ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës z.Enver Hasani

Ngrihet aktakuze ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës z.Enver Hasani

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Enver Hasani për kryerjen e veprave penale falsifikim dokumentash zyrtare dhe keqpërdorim i postit apo autoritetit zyrtar. Sipas akuzës, i pandehuri Enver Hasani, në cilësinë e personit zyrtar në kohën kur ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ka vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij zyrtare lidhur me kërkesën e presidentes së Kosovës për një dekret të saj mbi emërimet e gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Hasani, sipas aktakuzës, ka nxjerrë aktvendim për papranueshmëri, nga i cili kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme mandatet shtesë si gjyqtarë ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës tre persona. Gjithashtu, ai ka shënuar të dhëna të rreme në kete aktvendim, duke shtuar në faqen e parë të këtij vendimi edhe emrin e një gjyqtari si pjesëmarrës në trajtimin e çështjes, nderkohe qe ai nuk kishte marrë pjesë në trajtimin e saj”, thuhet në njoftimin e Prokurorise.