KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nigeri, shpëtohet nxënësja e dytë e rrëmbyer nga Boko Haram
nigeri

Nigeri, shpëtohet nxënësja e dytë e rrëmbyer nga Boko Haram

Një tjetër vajzë është shpëtuar nga duart e militantëve të grupit terrorist Boko Haram në Nigeri. Kjo është vajza e dytë që kthehet në shtëpi, ndërsa mbi 200 të tjera janë ende të rrëmbyera nga Boko Haram. Guvernatori i shtetit Borno, tha se ushtria ka përpiluar një plan për të ndërhyrë në një fortesë të Boko Haram në një përpjekje për të shpëtuar vajzat e mbetura. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i ushtrisë nigeriane ndërsa ka publikuar edhe foto të vajzës së dytë të shpëtuar. Vajza është shpëtuar në orët e vona të natës. Vajza e parë e shpëtuar Amina Ali Darsha Nkeki kishte lindur një fëmijë gjatë kohës që ishte e rrëmbyer, i cili ishte 4 muajsh dhe bashkë me të ishte një burrë i identifikuar si Mohammed Hayatu. Ky i fundit, i dyshuar si militant i Boko Haram, u arrestua nga autoritet vendase edhe pse u shpall si bashkëshort i vajzës. Boko Haram ka rrëmbyer në total 276 vajza nga shkolla e tyre në Chibok, në verilindje të Nigerisë në prill 2014, si pjesë e një kryengritje 7-vjeçare për të krijuar një shtet islamik në veri.