KRYEFAQJA » LAJME » NIGERIANI, 103 KM PEDALIM ME TOPIN MBI KOKË

NIGERIANI, 103 KM PEDALIM ME TOPIN MBI KOKË

Në pamje të parë duket si diçka e thjeshtë. Një njeri që mban një top mbi kokë teksa nget biçikletën. E veçanta është se futbollisti nigerian, Harrison Çinedu e ka bërë këtë pa ndërprerje për plot 103 km. Çinedu u nis nga një plazh jashtë Lagosit, duke kaluar nëpër qendrën e qytetit dhe duke dalë në anë tjetër. Mund të duket e thjeshtë, por, përveç ligjeve të gravitetit, ai është përballur edhe me sfidën e rrugëve me gropa dhe shitësve ambulantë. Me këtë, ai synon të vendosë një rekord të ri në librin e rekordeve Gines.