KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nikaragua i jep strehim politik Fuenes
Nikaragua i jep strehim politik Fuenes
EPA/ROBERTO ESCOBAR

Nikaragua i jep strehim politik Fuenes

Qeveria e Nikaraguas i ka dhënë strehim politik Mauricio Funes, ish-presidentit të Salvadorit i cili është duke u hetuar për korrupsion në vendin e tij, duke njoftuar se bëhet fjalë për një të persekutuar politik si shkak i “luftës së tij për demokraci, paqe, drejtësi dhe të drejtat e njeriut”.

Dy javë më parë shtypi kishte zbuluar se Funes ishte në Managua me familjen e tij, dhe se mbrohej nga një skuadër e policisë lokale, por ish-presidenti kishte thënë se nuk do t’i kërkonte strehim politik qeverisë së presidentit Daniel Ortega, duke shkruar në Twitter se bëhej fjalë vetëm për një udhëtim pune.

Por, ai e ka ndryshuar fjalën e lartpërmendur, duke nënvizuar se ishte i detyruar të mbrohej nga autoritetet nikaraguane sepse “forcat e djathta ma kanë bërë të ditur se sapo të kthehem në Salvador jeta ime do të ishte në rrezik”.