KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nikoliç: Kosova, sfidë e madhe në negociatat për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian
Nikoliç: Kosova, sfidë e madhe në negociatat për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian

Nikoliç: Kosova, sfidë e madhe në negociatat për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, vlerësoi se kushtet e kapitullit 35, që kanë të bëjnë me Kosovën, janë shumë të ashpra dhe paraqesin sfidë të madhe në negociatat për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Këto kushte jane të papërshtatshme për Serbinë dhe plot me kurthe, kthesa ose kërkesa që nuk shprehen hapur, por të cilat mund të jenë shumë të rrezikshme” tha Nikoliçi në një intervistë për mediat vendase. Shefi i shtetit serb tha se ambasadori gjerman ishte shprehur që kapitulli 35 e mbyll marrëveshjen juridikisht obliguese me Prishtinën për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Zoti Nikoliç tha se Serbia nuk i shmanget dot përballjes me këtë sfidë të vështirë në hapjen e kapitullit mbi Kosovën, por pritet që për këtë çështje të deklarohen edhe Kisha Ortodokse serbe dhe Akademia e shkencave dhe arteve të Serbisë.