KRYEFAQJA » LAJME » Nikolla: Ankimet minimale tregojnë se sistemi funksionon

Nikolla: Ankimet minimale tregojnë se sistemi funksionon

Pavarësisht pakënaqësive dhe protestave pas shpalljes së rezultateve të para për të drejtat e studimit në universitete, vetëm 1 në 1655 maturantë ka formuluar zyrtarisht ankesë. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një deklaratë për mediat, komentoi se ky numër i vogël ankimimesh ka ardhur si rezulatat i asaj që sistemi është i bazuar mbi transparencën dhe meritën.  “Rezulton se kemi vetëm 287 ankimime, vetëm 1 në 1655 aplikantë kanë ankimuar. Besoj se shifrat flasin vet për transparencë dhe një proces krejtësisht të ri në emër të meritës. Raundi i parë mundësoi që më të mirët të zgjedhin të parët” tha ministrja . Duke e vlerësuar skemen e aplikimit, zonja Nikolla tha se edhe në raundin e dytë do të fitojnë më të mirët.  “Gjithçka do të vijojë në bazë të udhëzimi nr. 13. Pra, ju fituesit e raundit të parë do të fillojnë regjistrimet në degën që ju preferoni në datën 13 shtator. Ju keni sërish në dispozicion 10 preferenca, dhe pa dyshim mund të jenë edhe 10 preferenca të reja, pra 10 mundësi të reja” shtoi ajo. Sipas rregullores pas shpalljes së rezultateve të raundit të parë, maturantët mund të regjistrohen vetëm në një nga degët e fituara. Nëse dikush pretendon për më tej, do ti duhet të heqi dorë nga e drejta e studimit që ka fituar dhe të aplikojë sërish. Raundi i dytë nis zyrtarisht pas datës 20 shtator dhe mbetet e pa qartë se kur do të përfundojë përzgjedhja e studentëve. Viti akademik 2016-2017 sipas një urdhëri të ministres Nikolla do të nisi më 20 tetor.