KRYEFAQJA » LAJME » Nikolla dhe Kumbaro firmosin “Edukimi përmes kulturës”
Nikolla dhe Kumbaro firmosin “Edukimi përmes kulturës”

Nikolla dhe Kumbaro firmosin “Edukimi përmes kulturës”

Në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në praninë e dhjetra nxënësve të shkollave të kryeqytetit, ministria e arsimit Nikolla dhe ajo e kulturës Kumbaro, firmosën marrëveshjen “Edukimi përmes kulturës”. Sipas saj do të programohen ndryshime në kurrikulat mësimore.
Miniustrja Nikolla tha se forma të tilla të edukimit rrisin gjithnjë e më shumë cilësinë e shkollës shqiptare, rrisin cilësinë e fëmijëve tanë.
Nga ana e saj ministrja e kulturës Kumbaro nënvizoi domosdoshmëria e edukimit të fëmijëve jo vetëm brenda institucioneve arsimore , por edhe jashtë tyre. “Ka kaq shumë institucione të tjera publike, të cilat duhet dhe kanë të gjitha mundësitë të luajnë një rol edukativ dhe sidomos institucionet e kulturës të cilat nuk mund ti dedikohen vetëm publikut të rritur” tha zonja Kumbaro.
Marrëveshja shpresohet të rriti në një shkallë më të lartë nivelin e mësimëdhënies dhe përgatitjes së nxënësve jo vetëm në shkollat e kryeqytetit, por edhe më gjërë.