KRYEFAQJA » LAJME » Nikolla: Sistem bashkohor për kualifikimin e mësuesve

Nikolla: Sistem bashkohor për kualifikimin e mësuesve

25 përqind e mësuesve të shkollave 9 vjecare dhe të mesme zotërojnë njohuri të kënaqshme, 64 përqind e tyre rezultojnë të një niveli mesatar, ndërsa 10 përqind kanë nevoja të konsiderueshme për përmirësim. Këto janë të dhënat e raportit kombëtar për evidentimin e nevojave të mësuesve dhe drejtuesve në arsimin parauniversitar, të publikuara nga Ministria e Arsimit dhe sportit.

Mësuesit që kanë rezultuar me pikë më të larta janë ata të qarkut të Beratit, Shkodrës dhe Tiranës,ndërsa mësuesit me nivel më të ulët të njohurive janë të qarkut të Dibrës, Kukësit dhe Vlorës.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla gjatë prezantimit të raportit “Për evidentimin e nevojave të arsimtarve” u shpreh se do të angazhohet për të ndërtuar një sistem bashkohor në kualifikimin e gjithë mësuesve.