KRYEFAQJA » LAJME » Nikolla ka shtruar një drekë të vecantë me mësuesit veteran
lindita-nikolla organizon dreke me mesuesit veteran

Nikolla ka shtruar një drekë të vecantë me mësuesit veteran

Një drekë e vecantë është shtruar dje me 7 Mars për nder të mësuesve më të mirë në vlerësim të kontributit që ata kanë dhënë ndër vite në arsim. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në fjalën e saj u përcolli mësuesve një mirënjohje të thellë për atë cka ata kanë bërë për ti dhënë jetë ëndrrës së mijëra nxënësve, si dhe i ftoi të japin kontributin e tyre pranë shkollave të komunitetit ku jetojnë për një cilësi më të madhe në arsim.

Mësuesit thonë se ky profesion u ka falur kujtime shumë të bukura që do ti shoqërojnë gjithë jetën.

Nikolla i ka kërkuar mësuesve që ti ndjekin e të sygjerojnë në të gjitha reformat që ministria ka ndërmarrë për një arsim më cilësor.