KRYEFAQJA » LAJME » Nikolla: Lëndë e re mësimore mbi njohjen e besimeve fetare

Nikolla: Lëndë e re mësimore mbi njohjen e besimeve fetare

Duke nisur nga shtatori i këtij viti në shkollat 9 vjecare dhe të mesme të vendit do të zhvillohet një lënde e re mësimore mbi njohjen e besimeve fetare. Ministrja e Arsimit dhe Sportit duke ju përgjigjur interesimit të mediave u shpreh se lënda e cila do të futet në kurrikul do ti njohë nxënësit vetëm me historinë dhe kulturën fetare. Ministrja Nikolla sqaron se mësuesit që do të japin këtë lënde do ti nënshtrohen një trajnimi të posaçëm. Projekti pilot do të aplikohet në 10 shkolla të vendit në 5 shkolla 9vjecare dhe 5 të mesme. Lënda e re mbi historinë e besimeve fetare do të jetë pjesë e kurrikulës së klasës së 6 dhe të vitit të parë të shkollës së mesme.