KRYEFAQJA » LAJME » Nikolla reagon ndaj akuzave të Strazimirit
lindita nikolla, genti strazimiri, akuza, arsimi ne diber, zgjedhjet

Nikolla reagon ndaj akuzave të Strazimirit

Deputeti Genti Strazimiri akuzoi sot drejtorin e arsimit në Dibër se po ushtron presion ndaj mësueve të Dibrës për të votuar kandidatin e majtë në garën lokale.

I menjëhereshëm ishte reagimi i Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, e cila e ka kosideruar shpifje akuzën e bërë. Sipas saj, koha kur mësuesit kërcënoheshin për votën dhe shkollat përdoreshin si garnizone elektorale nga partia në pushtet, ka perënduar bashkë me pushtetin e Partisë Demokratike. Nëse Partia Demokratike thekson Ministria e arsimit po përgatit bazën e vet të tkurrur elektorale për humbjen në Bashkinë e Dibrës, arsimtarët po përgatiten për fillimin e vitit të ri shkollor dhe këto janë dy axhenda krejt pa lidhje me njera-tjetrën.