KRYEFAQJA » LAJME » Nikolla: Reforma në arsimin e lartë i jep shumë kopetenca universiteteve
Nikolla: Reforma në arsimin e lartë i jep shumë kopetenca universiteteve

Nikolla: Reforma në arsimin e lartë i jep shumë kopetenca universiteteve

Universitetet e vendit së shpejti do të kenë një rrjet të unifikuar të dhënash për të gjithë studentët, stafet akademike dhe publikun. Në këtë mënyrë do të forcohet dhe bashkëpunimin mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit , agjensive në varësi dhe Institucioneve të Arsimit të Lartë.

Platforma e përbashkët e të dhënave me të gjithë komponentët e saj përbërës u shpreh Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla do të ofroje lehtësira të mëdha në jetën studentore, por edhe në punën e përditshme të stafeve akademike dhe administrative në të gjitha universitetet.

Në konferencën e mbajtur “Digjitalizimi i sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri: Databazat kombëtare të të dhënave” Ministrja Nikolla tha se reforma në arsimin e lartë i jep shumë kopetenca universiteteve. Kështu që nëpërmjet shërbimeve të përbashkëta softuere do të mundësohet mirëmenaxhimi i financave publike, mobiliteti i studenteve , si dhe do të lehtësoje proceset e vlersimit të brendshëm të IAL-ve