KRYEFAQJA » LAJME » Nikolla, Skemë të plotë trajnimi për arsimtarët
Nikolla, Skemë të plotë trajnimi për arsimtarët

Nikolla, Skemë të plotë trajnimi për arsimtarët

Veprimtaria e 51 Agjensive private që deri më tani kanë realizuar kualifikimin e mësuesve është pezulluar. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla në Konferencën Ndërkombëtare të Zhvillimit Profesional të mësueve bëri me dije se këto masa janë marrë pasi agjensive u mungonte infornmacioni i plotë i monitorimit të punës që ato realizonin për të kualifikuar mësues.

Nikolla tha se me ndihmën e ekspertëve të huaj po punohet për ndërtimin e një skemë të plotë trajnimi për mesuesit.

Skema e trajnimit do të ndërtohet në bazë të raportit kombëtar për evidentimin e nevojave të mësuesve e drejtuesve të shkollave , sipas gjinisë, profilit, vjetërsisë në punë, dhe vendndodhjes .