KRYEFAQJA » LAJME » Nikolla:Kopshti “Diren” i paliçensuar
Nikolla:Kopshti "Diren" i paliçensuar

Nikolla:Kopshti “Diren” i paliçensuar

Një tjetër rast dhune ndaj të miturve është publikuar mbrëmjen e djeshme në një nga emisionet investigative në vendin tonë . Fëmija i moshës 3 vjeç është dhunuar në ambjentet e një kopështi privat nga administratorja e tij. Rasti u investigua pasi babai i fëmijes kishte dëshmuar nëpërmjet fotove dhunën e vazhdueshme që ushtrohej ndaj djalit të tij. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla në një dalje publike për mediat i ka bërë thirrje të gjithë prindërve të denoncojnë rastet e dhunës ndaj fëmijëve të tyre. Nikolla ka konfirmuar se kopshti në fjalë është i palicensuar. Nëpërmjet investigimit të këtij rasti për një periudhë kohore 1 mujore është mësuar që dhuna e ushtruar në këtë institucion privat për rritjen e fëmijëve ka qënë e vazhdueshme.