KRYEFAQJA » LAJME » Nimiç për Maqedoninë: Shkupi të zgjedhë qeverinë, më pas bisedimet për emrin
nimic

Nimiç për Maqedoninë: Shkupi të zgjedhë qeverinë, më pas bisedimet për emrin

“Jam i pikëlluar për shkak të situatës aktuale politike në Maqedoni, por fakt është se unë nuk shoh rol konstruktiv si ndërmjetësues i Kombeve të Bashkuara rreth çështjes së emrit, derisa nuk zgjidhet qeveri korrekte dhe demokratike në Shkup”, deklaroi Methju Nimiç, ndërmjetësues në kontestin midis Greqisë dhe Maqedonisë. “Besoj se liderët politikë në Maqedoni duhet ta vendosin interesin kombëtar në vend të parë, mbi politikat tradicionale dhe të marrin parasysh çka është më e mira për popullin”, theksoi Nimiç. Sipas tij, liderët duhet të tregojnë pjekuri dhe mençuri dhe të lëvizin në drejtim konstruktiv, sa më herët aq më mirë. “Me të vërtetë shpresoj se së shpejti do të zgjidhet ngërçi aktual politik dhe besoj se këtë do të mund ta bëjë vetëm përmes zgjedhjeve parlamentare të cilat i plotësojnë kriteret nga marrëveshja e Përzhinës. Pasi do të krijohet qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike, ju siguroj se prioriteti më i lartë në emër të Kombeve të Bashkuara do të jetë përfshirja e sërishme serioze e palëve ndërkombëtare që të zgjidhet çështja e emrit”, thotë ndërmjetësuesi Methju Nimiç.