KRYEFAQJA » LAJME » Nis amnistia, përfitojnë 900 të dënuar
Nis amnistia, përfitojnë 900 të dënuar

Nis amnistia, përfitojnë 900 të dënuar

Që prej së enjtes ka filluar zbatimi i amnistisë së miratuar nga parlamenti në fund të vitit të kaluar. Prej saj përfitojnë 900 të burgosur, midis tyre 23 gra dhe 8 të mitur. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e ka ndjekur nga burgu i Fierit, procesin e lirimit për rreth 220 të dënuar. Zoti Manjani tha se  reformat ku përfshihet dhe ajo në drejtësi kanë të bëjnë me konceptin e edukimit të qytetarëve të denjë.”Liri të mbarë dhe mirë u takofshim si qytetarë të lirë” u është drejtuar ministri të sapo liruarve. “Nuk është qëllimi të mbushim burgjet, qëllimi është që të edukojmë qytetarë të denjë të republikës” tha ai me këtë rast. Zoti Manjani ka vizituar ndërkohë ambientet e burgut të Fierit ndër më të mëdhenjtë në vend. Amnistia e fundit duket se ka ndihmuar edhe në uljen e numurit të atyre që vuajnë dënimet me heqje lirie duke zbutur mbipopullimin e burgjeve shqiptare.