KRYEFAQJA » LAJME » Nis aplikimi dixhital në ZRPP e Fierit
HIPOTEKA e fierit

Nis aplikimi dixhital në ZRPP e Fierit

Një shërbim i ri ka nisur të zbatohet në zyrën e rregjistrimit të pasurive të paluajtshme në qytetin e Fierit. Instalimi i pajisjeve të aplikimit dixhital kanë zgjidhur problematikën e rradhëve të gjata por në të njëjtën kohë kanë siguruar që për cdo qytetar aplikant të ruhet privatësia e pronës.
Qytetarët shprehen se ky shërbim e bën më të lehtë procedurën për aplikim dhe për të marr përgjigjen në kohë më te shpejtë.
Shmangia e kaosit që krijohej në keto zyra ishte qëllimi i këtij shërbimi të shtuar. Çdo dite në zyren e rregjistrimit të pasurive të paluajtshme në Fier, depozitohen dhe kalojnë në shërbim rreth 180 aplikime ku gati 50 prej tyre janë të legalizimeve nga Aluizmi.