KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Nis e-inspektim

Nis e-inspektim

Brenda muajti qershor të gjitha inspektoriatet shtetërore dhe ato vendore, do të kryejnë inspektimet on- line, një mënyrë që synon shmangien e korrupsionit, por edhe rritjen e cilësisë së inspektimit. Inspektimet do të jenë pjesë e reformës e-inspektim, duke hequr dorë nga procesverbalet e inspektoreve me blloqe në duar.
Inspektoriati Shteteror Teknik dhe Industrial ka nisur kontrollet online mbi karburantet. “Eshtë inspektim on-line dhe në të marrin pjesë tre drejtoritë kryesore teknike që ka inspektoriati, ajo e naftës dhe gazit, e paisjeve nën presion dhe ajo e pasijeve dhe instalimeve elektrike” tha Arian Goshi i këtij inspektoriati.
Ndërsa Inspektori i Përgjithshëm Shkelqim Hajdari sqaron kjo mënyrë kontrolli do të shmangë korrupsionin dhe do të rrisë cilësinë e shërbimit ndaj biznesit dhe qytetarit. “15 inspektoriatet shtetërore tashmë janë trainuar. Brenda muajit qershor i tërë inspektimi i tyre do të kryhet në gjithë Republikën e Shqipërisë” tha zoti Hajdari.
Reforma në inspektim synon të krijoje një sistem modern të inspektimeve, të cilat garantojnë konkurrencën e lirë, duke synuar krijimin e kushteve lehtësuese, në vend që të shndërrohen në një barrë dhe arbitraritet për biznesin.