KRYEFAQJA » LAJME » Nis faza e dytë e investimeve për shtrirjen e shërbimeve publike në të gjithë territorin
Nis faza e dytë e investimeve për shtrirjen e shërbimeve publike në të gjithë territorin

Nis faza e dytë e investimeve për shtrirjen e shërbimeve publike në të gjithë territorin

Është firmosur marrëveshja e bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe ministrisë së inovacionit dhe administrtës publike UNDP dhe qeverisë italiane, për pjesën e dytë të financimeve për programin e reformës së administratës publike.
Në fjalën e saj ministrja Harito theksoi se dixhitalizimi dhe standartizimi i shërbimeve ka qenë një nga arritjet e rëndësishme të fazës së parë të implementimit të investimeve, ndërkohë hapi i rradhës është shtrirja e tyre në të gjithë territorin e për të gjithë qytetarët.
Nga ambasadori Italian, Cuttillo, dhe përfaqësuesi i përhershëm Brian J Williams UNDP është vlerësuar ecuria e deritanishme e reformës drejtë rritjes së efiçencës, transparencës dhe luftën ndaj korrupsionit, në administratën publike në Shqipëri.