KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Nis Festivali i 54-t i Këngës në RTSH
Fest 55, sot afati i fundit i dorëzimit të këngëve

Nis Festivali i 54-t i Këngës në RTSH

Nata e parë e Festivalit të 54-t të Këngës në Radiotelevizonin Shqiptar, ka përcjellë për publikun e gjerë 15 këngët më të reja të muzikës së lehtë shqiptare. Krijimet, që u përkisnin rrymave të ndryshme muzikore, ishin fryt i bashkëpunimeve midis emrave të njohur, por edhe të rinj të muzikës. Ato u prezantuan me elegancë dhe finesë nga i mirënjohuri Pandi Laco dhe kolegia e tij Blerta Tafani, nën një skenografi mjaftë mbresëlënëse.

Vec emocioneve artistike, nata e parë përcolli momente prekëse, veanërisht me homazhin e artistëve që nuk jetojnë më, por që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Midis tyre ishte homazhi për këngëtarin e  njohur  Gentian Demaliaj, në një vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Të shtunën publiku do të ndjeki 15 këngët e tjera të festivalit dhe do të mësojë se cilat do të jenë këngët finaliste të natës së tretë. Organizatorët e festivalit premtojnë befasi të tjera.
Netët e festivalit po transmetohen drejtëpërdrejtë në rrjetin e RTSH, si dhe në livestream në rtsh.al.

 Këtë vit, nata e tretë dhe finale e festivalit, do të vijë për gjithë dashamirësit e muzikës europiane edhe në faqen zyrtare të Eurovisionit. Adresa është http://www.eurovision.tv/page/webtv?program=177933.