KRYEFAQJA » LAJME » NIS JAVA E 32-TË E SUPERIORES, SOT DY TAKIME, NESËR 3 TË TJERAT
teuta tirana kategoria superiore java 32 rtsh sport

NIS JAVA E 32-TË E SUPERIORES, SOT DY TAKIME, NESËR 3 TË TJERAT

Sot dhe nesër luhen takimet e javës së 32-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, i cili ka hyrë në sprintin e tij final të sezonit. Dhe, teksa kanë mbetur edhe 5 javë deri në fund të sezonit, gara për titull në Kategorinë Superiore është kthyer në një betejë dyshe midis Skënderbeut dhe Partizanit. Sonte luhen dy takimet e para dhe, duke nisur nga ora 19:00, Flamurtari pret Kukësin, ndërsa në të njëjtën kohë, Tirana është mysafire në Durrës, për t’u ndeshur me Teutën. Kjo ndeshje do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Tri takimet e tjera në kuadër të javë së 32-të luhen të shtunën dhe, duke nisur nga ora 16:00, Laçi pret në fushën e vet Vllazninë. Dy takimet e fundit luhen duke nisur nga ora 19:00 dhe Partizani ndeshet në kryeqytet me Tërbunin, ndërsa Skënderbeu pret në Korçë Bylisin.