KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nis lundrimin anija më e madhe në botë
Harmony of the Seas Rendering 3.jpg
Harmony of the Seas Rendering 3.jpg

Nis lundrimin anija më e madhe në botë

Anija më e madhe lundruese në botë, e quajtur edhe si “Hoteli më i madh në Europë”, e cila gjatë fundjavës është nisur nga Franca për në Britani të Madhe, ka ankoruar në portin e Southampton. Kjo anije, e cila kushton një miliard dollarë, ka kapacitet për të strehuar 6.780 pasagjerë dhe 2.100 anëtarë të ekuipazhit. Është krahasuar me një qytet lundrues, i cili përmban 2.747 dhoma private, 20 restorante, 23 pishina dhe një park me më shumë se 10.000 bimë dhe 50 pemë. Anija në fjalë quhet “Harmonia e Detit” dhe është përshkruar si e përbërë nga shtatë lagje, ku përfshihet kinemaja, shëtitorja, zonat sportive dhe për të rinjtë, një vend argëtimi, lokale trajtimi spa, palestër, etj. E gjatë 362 metra, “Harmonia e Detit” vlerësohet që është më e madhe se Kulla Eiffel dhe është anija më e gjerë lundruese që është ndërtuar deri tani. Ajo do t’i nënshtrohet përgatitjeve për udhëtimin e saj inaugurues me pasagjerë më 22 maj në Rotterdam.