KRYEFAQJA » LAJME » Nis Maratona e Tiranës
Nis Maratona e Tiranës

Nis Maratona e Tiranës

Në kryeqytet që prej orës 9:10 ka nisur Maratona “Tirana 2016”. Në të marrin pjesë rreth 1 200 vrapues të moshave të ndryshme. Maratona, një aktivitet i organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Federata Shqiptare e Atletikës, synon ta regjistrojë Tiranën në hartën e maratonave që organizohen në shumë qytete të botës. Këtë vit kategoria më e gjatë e këtij aktiviteti është ajo e gjysëm maratonës, 21 km, në të cilën merr pjesë dhe atletja e njohur, Luiza Gega. Garues janë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila si dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në aktivitetin e sivjetëm të Maratonës së Tiranës marrin pjesë 4 kategori: Fun Run – 1km, për nxënësit e shkollave të mesme; Hand Bike – 2 km, për personat paraplegjikë; Run 10 km për çdo qytetar shqiptar apo të huaj, Half Marathon 21 km për çdo qytetar shqiptar apo të huaj.