KRYEFAQJA » LAJME » Nis “Mirëmëngjës Shqipëri”, një program i ri i RTSH
Nis "Mirëmëngjes Shqipëri", një program i ri i RTSH

Nis “Mirëmëngjës Shqipëri”, një program i ri i RTSH

“Mirëmëngjes Shqipëri” është emisioni më i ri i Radiotelevizionit Shqiptar, i cili më 17 tetor nisi rrugëtimin e tij. Emisioni i cili përkon dhe me ndryshimet më të fundit në platformën televizive të RTSH, për tre orë rrjesht do të trajtojë një larmi idesh dhe temash, mbi kulturën, artin, teknologjine, sportin, sipas rubrikave të ndryshme. Për këtë emision kanë punuar një grup i tërë profesionistësh, nën drejtimin e Rezar Agës. Skenariste dhe kryeredaktore e emisionit është gazetarja Anisa Ymeri.
“Mirëmëngjes Shqiperi” moderohet nga tre personazhe me profile të ndryshme, por që do të njehësohen shume shpejt me programin. Ata janë Arbër Çepani, një nga personazhet e spikatur dhe fitues i reality show-ut “Big Brother 1”, mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe veprimtar i shoqërisë civile, Blerina Shehu, prezantuese dhe autore emisionesh televizive si dhe gazetarja Megi Mëhilli, e cila do të mbulojë prezantimin e rubrikës informative.
Në “Mirëmëngjes Shqipëri” do të ketë të ftuar edhe personalitete të shumtë të fushave të ndryshëm. Në emisionin inagural e ftuar në studio ishte ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro-Furxhi. “Rrugë të mbarë emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri” që fillon sot në TV publik të shqiptarëve!”  shkruajti me këtë rast në rrjetet sociale zonja Kumbaro.
“Mirëmëngjes Shqipëri” është një arsye më shumë që shikuesit e televizionit ta memorizojnë RTSH në krye të kanaleve të preferuar në pultin e tyre të televizorit.

Para Mbrapa

1

2

3

4

5

Para Mbrapa