KRYEFAQJA » LAJME » Nis Muaji i Ramazanit
Nis Muaji i Ramazanit

Nis Muaji i Ramazanit

Besimtarët muslimanë shqiptarë u janë bashkuar besimtarëve muslimanë të mbarë botës për të kremtuar Muajin i Ramazanit, i njohur si muaji i sakrificës. Me këtë rast Kreu i komunitetit musliman shqiptar, Skënder Bruçaj, ka uruar besimtarët për një muaj të mbarë. “Ky muaj i begatë na rikujton kujdesin, vëmendjen dhe dashurinë që duhet të kemi për njerëzit që na rrethojnë, në veçanti për ata që kanë nevojë për përkrahjen tonë në përmbushjen e nevojave të tyre jetike, duke u bërë në këtë mënyrë shkak që edhe në shoqërinë tonë të mbretërojë mirësia, begatia, harmonia dhe paqja” shprehet në deklaratën e tij zoti Bruçaj.
Edhe presidenti Bujar Nishani në urimin e tij mes te tjerash shprehet: ” Le të shërbejë ky Muaj i shenjtë për të gjithë Ju besimtarë myslimanë, për të lënë mënjanë ndasitë e për t’iu gjendur me më shumë dashuri dhe përkujdesje njëri-tjetrit si dhe për t’iu falur vetëm vlerave të vërteta njerëzore”. Nga ana e tij kryetari i PD-se Lulzim Basha ka uruar që sakrifica dhe lutjet e besimtareve muslimanë në këtë muaj të shenjtë të shërbejnë për rritjen dhe forcimin e solidaritetit e të vëllazërisë mes të gjithë shqiptarëve pa dallim. Muaji i shenjtë i Ramazanit, që sapo ka nisur, këtë vit ka orarin më të gjatë të agjërimit në këto 40 vitet e fundit, ndaj sipas besimtarëve kjo sakrificë merr më tepër vlera në një shoqëri dhe kohë të vrullshme.