KRYEFAQJA » LAJME » Nis ndërtimi i një shkolle të re në Kombinat, Veliaj: Fund mësimi me dy turne
Nis ndërtimi i një shkolle të re në Kombinat

Nis ndërtimi i një shkolle të re në Kombinat, Veliaj: Fund mësimi me dy turne

Me planin e ri urbanistik Kombinati do të jetë një nga poliqendrat e kryeqytetit. Vizioni i Bashkisë së Tiranës ka nisur të marrë formë që tani. Në këtë zonë po ndërtohet një shkollë e re 9-vjeçare, pjesë e projektit të Bashkisë për t’i dhënë fund mësimit me 2 turne, përmes ndërtimit të 20 shkollave të reja. Kryebashkiaku Erion Veliaj pa nga afër ecurinë e punimeve, teksa tha se projekti po realizohet përmes partneritetit publik-Privat.

Shkolla 9-vjeçare “Betim Muço” në Kombinat do të ketë 27 klasa dhe 6 laboratorë, dhe do mbulojë nevojat e 1200 fëmijëve. Disa ditë më parë nisi ndërtimi i shkolles 9-vjeçare Hoxha Tasin, ndërsa pas shkollës “Betim Muço”, do të nisin punimet në shkollën “Kosova”.