KRYEFAQJA » LAJME » Nis ndërtimi i rrugës Qendër-Babrru-Institut, investim ky i Bashkisë Kamëz
Nis ndërtimi i rrugës Qendër-Babrru-Institut

Nis ndërtimi i rrugës Qendër-Babrru-Institut, investim ky i Bashkisë Kamëz

Bashkia e Kamzës ka nisur punimet për ndërtimin e rrugës Qendër Babrru-Rruga e Institutit me një gjatësi prej 7 kilometrash, investim që mendohet të ketë impakt tek 50 mijë banorë të njësisë administrative Paskuqan. Ndërtimi i kësaj rruge pritet të lehtësoje edhe trafikun për banorët e kryeqytetit që do ta përdorin atë.

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje nga Inspektoriati Vendor i Mbrotjes së Territorit, Bashkia Kamëz po e financon realizimin e kësaj vepre infrastrukturore përmes të ardhurave të veta. E pajisur me sistem ndriçimi, në dy anët e kësaj rrugë do të ketë trotuare me gjerësi 2 metra, ndërsa gjërësia e saj do të jetë 7-8 metra.