KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nis në Varshavë samiti i NATO-s

Nis në Varshavë samiti i NATO-s

Fillon sot në Varshavë samiti dyditor i NATO-s, ku liderët e vendeve anëtare do të diskutojnë për çështjet globale të sigurisë, si Afganistani, lufta kundër Shtetit Islamik, kriza në Ukrainë dhe raportet me Rusinë. Të pranishëm në këtë samit do të jenë presidenti amerikan Barack Obama, presidenti francez, François Hollande, presidenti turk Erdogan, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri britanik në largim David Cameron. Në rendin e ditës do të jenë tre temat kyçe të sigurisë, mbështetja e vazhdueshme e forcave të armatosura afgane, lufta kundër Shtetit Islamik dhe çështja e shtimit të trupave të Aleancës në kufirin lindor të saj. Pritet që NATO-ja t’i kushtojë rëndësi marrëdhënieve me Rusinë, të cilën disa vende anëtare e konsiderojnë si “kërcënim potencial shtesë”. Për presidentin amerikan Obama ky do të jetë samiti i fundit.