KRYEFAQJA » LAJME » Nis operacioni për nxjerrjen e helikopterit te rënë në liqenin e Shkodrës

Nis operacioni për nxjerrjen e helikopterit te rënë në liqenin e Shkodrës

Forca të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të rendit kanë nisur operacionin për nxjerrjen nga uji të helikopterit të ushtrisë që u rrëzua dy ditë më parë në Liqenin e Shkodrës. Për shkak të thellësisë dhe terrenit të veshtirë operacioni vlerësohet jo i lehtë dhe pritet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme. Nxjerrja nga uji i helikopterit do ti hapë rrugën zbardhjes së plotë të shkaqeve që çuan në rrëzmin e mjetit të ushtrisë, ngjarje kjo që u mori jetën dy efektivëve të ekuipazhit, ndërsa një tjetër arriti të shpëtonte vetëm me disa dëmtime fizike dhe aktualisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në spitalin ushtarak në Tiranë. Ndërkohë që dy grupe hetimore, të prokurorisë së përgjithshme dhe prokurorisë së Shkodrës po punojnë per ndriçimin e plotë të ngjarjes.