KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Nis panairi i Klik Expo Grup

Nis panairi i Klik Expo Grup

Panairi i tekstileve-fashion show, festivali i luleve dhe peizazhit urban, si dhe pets show, do të ofrojnë një këndvështrim të ri në panairin e Klik Expo Grup në Pallatin e kongresve në datat 8 deri në 10 qershor. Për drejtoren e panairit, Elona Agolli, në edicionin e dyte të tij, vemendja u fokusua tek natyralja, moda në tekstile si dhe kujdesi për natyrën dhe kafshët shtëpike.
Ndërsa për ministrin e mireqenies sociale dhe rinisë Blendi Klosi, organizimi i këtij panairi, është një tjetër mundësi, për të orientuar të rinjtë në tregje të reja pune, mbështetur në arsimin profesional.
Bashkia e Tiranës, synon që nëpërmjet tematikës së këtij panairi të Klik Expo Grup, të nxitet përkujdesja për natyrën dhe ambientin.
Çelja e panairit të tekstilit fashion show dhe festivalit të luleve dhe kafshëve, përkon me Ditën Nderkombëtare të Panaireve. Një larmi e gjerë mundësish në botën e riciklimit, profesioneve natyrale dhe grafitit,lidhen ngushtësisht me mjedisin dhe fton bizneset të investojnë në infrastrukturën e gjelbërt të qyteteve.